Gazeta Si – Një 24-vjeçar u arrestua në Durrës dhe bashkëpunëtori i tij është shpallur në kërkim, pasi akuzohen se vodhën paratë në një piceri në qytet.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi më 11 janar. “Në vijim të veprimeve, u kap dhe u vu në pranga njëri prej tyre, shtetasi M. I., 24 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës, si dhe u shpall në kërkim tjetri, shtetasi E. L., 30 vjeç, banues në Arapaj, Durrës. Punohet për kapjen e 30-vjeçarit”, tha policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.