Gazeta Si – Një 25-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi vodhi para në një kazino, Sipas policisë, i riu është i dyshuar edhe për plagosjen me thikë të një gruaje, në bashkëpunim me një 23-vjeçare.
Në pranga është vënë Denis Zeneli, që sipas policisë nga veprimet hetimore dyshohet se 25-vjeçari, më datë 01.09.2024, ka vjedhur 150 000 lekë në ambientet e një kazinoje.
Gjithashtu dyshohet se ky person në bashkëpunim me shtetasen Xh. Th., 23 vjeçe, për të cilën ka nisur procedimi penal, më datë 12.09.2024, në ambientet e një lokali, në lagjen “Hajro Çakërri”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasen E. D., 41 vjeçe, e cila është jashtë rrezikut për jetën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.