Ngjarje

Arrestohet çifti në Fier, kryen marrëdhënie seksuale në sy të fëmijëve të mitur

Nga Gazeta ‘SI’ – Policia e Fierit ka vendosur në pranga një çift 40-vjeçarësh pasi dyshohen se kryen marrëdhënie seksuale në prezencë të tre fëmijëve të mitur.

Një video e bërë publike nga një emision investigativ në mediat vendase tregonte prindërit që kryenin skena erotike në sy të fëmijëve të mitur të vëllait të gruas prezente.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, pas denoncimit të bërë nga emisioni “Piranjat”, se dy shtetas kanë kryer vepra të turpshme në prezencë të fëmijëve të mitur, kanë bërë ndalimin e shtetasve V. Y., 40 vjeç dhe A. Gj., 40 vjeçe, të dy banues në Grecalli, për veprën penale “Vepra të turpshme, “ njoftoi sot policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë