Futboll

Arrestohet braziliani Dani Alvesh, akuzohet për ngacmim seksual

Gazeta Si – Dani Alvesh, futbollisti i njohur brazilian, është arrestuar me akuzën e ngacmimit seksual. Lojtari ishte denoncuar nga një vajzë 23-vjeçare, që pretendon se është ngacmuar nga Alvesh në një klub nate në Barcelonë. Ai u mor në pyetje sot dhe më pas u arrestua nga policia. Tani 39-vjeçari duhet të përballet me akuzat në gjykatë.

Dani Alvesh, futbollisti brazilian. Gazeta Si, 20 janar 2023

Dani Alvesh pak ditë më parë i kishte mohuar ketgorikisht akuzat, duke thënë: “Unë kam qenë në atë vend me shumë njerëz, por nuk kam zënë hapësirën e askujt. Nuk e di kush është ajo zonjushë”. Futbollistin e ka mbështetur edhe bashkëshortja Joana Sainz, e cila ka pohuar: “Unë e di kush është burri im, e di sa i respektueshëm është. E di që femrat i afrohen dhe tentojnë diçka”

Ngjarja ka ndodhur gjatë festës së Krishtlindjeve, kurse denononcimi nga vajza 23-vjeçare është bërë më 2 janar.

Alvesh është një nga futbollistët me më shumë trofe të fituar në karrierë. Ai është aktivizuar me Seviljen, Barcelonën, Juventusin dhe PSG-në në Europë, ku ka fituar gjithçka. Mbrojtësi i krahut të djathtë ishte pjesë e Brazilit edhe në Botërorin e Katarit. Aktualisht aktivizohet me Pumas në Meksikë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë