Ka ndodhur

Arrestohet biznesmeni shqiptar në Malin e Zi; Në kërkim nga Interpoli


Anton Gjinaj, i cili është shpallur në kërkim nga Interpoli në Madrit, u arrestua të martën nga Policia e Malit të Zi.
Mediet raportojnë se 55-vjeçari shqipëtar është arrestuar tek kalonte kufirin në Rozaje.
Raportohet se Gjinaj është anëtar i një organizatë kriminale, e cila në vitin 2006 organizoi dhe koordinoi importin, magazinimin dhe shitjen e 50 kilogramëve heroinë në Spanjë.
Ndërkaq Gjinaj njihet ndryshe edhe me emrin Pashk Rrapi e kompania e tij ‘Alessio-2014’ ka një prezencë të madhe në ndërtimet private dhe publike në Shqipëri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë