Arsen Maskurti, autori i vrasjes së dyfishtë pak orë më parë në kryeqytet, është arrestuar.
Mësohet se Maskurti është kapur në rrugën “5 Maji” në Tiranë, pasi ishte në kërkim prej dy orësh, momenti që ndodhi vrasja.
Maskurti vrau vëllain e tij, Dritan Maskurti, 44 vjeç, dhe bashkëshorten e të vëllait, brenda biznesit të tyre, po në Tiranë.
Mësohet se konflikte të vjetra për pronën, ishin shkak i tragjedisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.