Ka ndodhur

Arrestohet vrasësi i Madrit Ulqinakut në Elbasan, arma e krimit gjendet në lumin Shkumbin

Gazeta Si – Arratia e 18-vjeçarit Horgito Peqinit, i akuzuar për vrasjen e Madrit Ulqinakut në ngjarjen e rëndë të regjistruar në Elbasan javën e kaluar ka zgjatur gjashtë ditë.

Ai është vënë në prangat e policisë këtë të hënë së bashku me Klodjan Sallufin, 33 vjeç, gjithashtu i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e Ulqinakut.

Personi i tretë i dyshuar si i përfshirë në këtë ngjarje Ejden Dino u ndalua që në ditën e ngjarjes.

Ndërkohë policia gjeti këtë të martë armën e krimit tip pistoletë, me të cilën u krye vrasja.

Arma e zjarrit pistoletë me një krehër me 6 fishekë në të u gjet pas kërkimeve intensive nga ana e policisë në shtratin e lumit Shkumbin, informoi sot policia e këtij qyteti.

25-vjeçari Madrit Ulqinaku dyshohet se u qëllua me pistoletë në kokë nga Horgito Peqini pas një sherri banal. Ai gjeti vdekjen në vend, ndërsa policia tha se dy personat nuk njiheshin me njëri-tjetrin më parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë