Ka ndodhur

Arrestohet ‘Akrepi i natës’, 12 vjedhje në një muaj në dyqanet e Tiranës (Video)

Gazeta Si – Një 33-vjeçar që vidhte dyqanet në kryeqytet gjatë natës është vënë në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Akrepi i natës”.

Policia thotë se Arqil Xhepa është autor i 12 vjedhjeve brenda një muaji, sipas asaj që kanë dokumentuar oficerët e Komisariatit Nr.3 të Policisë së Tiranës.

Ai ka qenë i dënuar më parë për vjedhje dhe prodhim e shitje të lëndëve narkotike, ndërsa aktualisht ka qenë i shpallur në kërkim nga Komisariati Nr.2 për vjedhje.

Gjatë orëve të vona të natës, 33-vjeçari merrte para, laptopë, biçikleta dhe pajisje të ndryshme në banesa dhe lokale dhe pastaj ia shiste 59-vjeçarit me iniciale L.SH.

Për pasojë, ky i fundit është vënë nën hetim në gjendje të lirë për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtari kriminale”.

Gjatë operacionit të policisë të koduar “Akrepi i natës”, janë sekuestruar tre aparate celulare, tre laptopë, tre biçikleta, një aparat fotografik, një palë syze dhe sende të tjera që dyshohet se autori i përdorte për kryerjen e vjedhjeve.

Nga hetimet ka rezultuar se 33-vjeçari Xhepa është autor i 12 vjedhjeve të ndryshme.

Më datë 03.01.2022, në rrugën “Prokop Mima”, dyshohet se ka vjedhur një aparat celular dhe një shumë parash në dyqanin me administratore shtetasen B. H.;

Më datë 10.01.2022, në rrugën “Don Bosko”, dyshohet se ka vjedhur në lokalin në pronësi të shtetasit F. K.;

Më datë 12.01.2022, në rrugën “Gjergj Elez Alia”, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe disa pajisje në dyqanin e shtetases Xh. D.;

Më datë 15.01.2022, në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe një laptop, në dyqanin e shtetases S. R.;

Më datë 15.01.2022, në rrugën “Reshit Çollaku”, dyshohet se ka vjedhur një laptop në banesën e shtetases O. K.;

Më datë 16.01.2022, në “Rrugën e Kastriotëve”, dyshohet se ka vjedhur një laptop dhe një shumë parash në dyqanin e shtetases B. M.;

Më datë 25.01.2022, në bulevardin” Zogu I”, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe disa dokumente, në zyrat e një kompanie;

Më datë 26.01.2022, në rrugën “Mine Peza”, dyshohet se ka vjedhur në dyqanin e shtetasit A. R.;

Më datë 26.01.2022, në “Rrugën e Bogdanëve”, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në dyqanin e shtetasit N. L.;

Më datë 27.01.2022, në rrugën “Bardhok Biba”, dyshohet se ka dy laptopë në studion e shtetasit E. G.;

Më datë 28.01.2022, dyshohet se ka tentuar të vjedhë dyqanin e shtetasit F. K.;

Më datë 29.01.2022, ne rrugën “Gjin Ndue Shpata”, dyshohet se vjedhur një laptop në studion e shetasit L. F.

Në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi tre celularë, tre laptopë, tre biçikleta, një aparat fotografik, një palë syze dhe mjete që dyshohet se autori i përdorte për kryerjen e vjedhjeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë