Gazeta Si – Një 18-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi ka vjedhur në kohë të ndryshme një shumë prej 10 mijë eurosh në shtëpinë e një gruaje.
Policia bën me dije se 18-vjeçari me iniciale A.Z., është arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Thousands” për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.
“Si rezultat i këtij operacioni, shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
-A. Z., 18 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”, pasi ky shtetas në periudha të ndryshme kohore, dyshohet se ka vjedhur shuma parash, me vlerë totale 10 000 euro, në banesën e një shtetaseje”, – njofton Policia e Elbasanit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




