Nga Gazeta ‘SI’ – Një 66-vjeçar është arrestuar sot (13 prill) në Shkodër, pasi është kapur duke transportuar 13 emigrantë të paligjshëm drejt Malit të Zi, pasi i kishte marrë në Sarandë. Emigrantët janë me origjinë indiane dhe bangladeshase.
66-vjeçari me iniciale A.K, banues në Shkodër, u kap në flagrancë dhe përveç emigrantëve, kishte në furgon (mjeti i transportit) edhe dy celularë, 22 mijë lekë dhe 450 euro, që më pas i janë sekuestruar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Operacioni i koduar “Aksi” , u zhvillua nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Shkodër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, të DVP Shkodër.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.