Ka ndodhur

Akuzohet se bleu vota për vajzën, në pranga babai i kandidates së PSD në Fier

Nga Gazeta Si- Me urdhër të SPAK, është arrestuar në Fier babai i kandidates së Partisë Social Demokrate në Fier, Pandeli Bozha.

Sipas policisë, dyshohet se gjatë një muaji, iu ka dhënë shuma parash, shtetasve të ndryshëm, me qëllim blerjen e votave në favor të kandidates, Limonera Bozha. Ai akuzohet për “Korrupsion aktiv në zgjedhje”.

Ndërkohë kanë nisur hetimet edhe për 27-vjeçarin Stefan Prençi në Lushnjë, i cili në cilësinë e nënkryetarit të PD në Bubullimë ka kanosur në Messenger një 28-vjeçar për dhënien e votës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë