Gazeta Si – Një 59-vjeçar me iniciale Rr.M., u arrestua në Burgajet të Matit, pasi në banesën e tij u gjetën një armë zjarri kallashnikov dhe 813 fishekë luftarak.
Policia thotë se operacioni u bazua në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe shërbimet operative të Komisariatit të Policisë Mat.
Armët dhe municionet u sekuestruan si prova materiale, ndërsa i arrestuari do të përballet me akuzën për “Mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit.”
‘Si rezultat i operacionit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Rr. M., 59 vjeç, banues në fshatin Burgajet, pasi shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në banesën e tij, një armë zjarri kallashnikov dhe 813 fishekë luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, – njofton policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.