Ka ndodhur

Arrestohet 54-vjeçari në Tiranë, mashtronte biznesmenë me mandate false

Gazeta Si – Një 54-vjeçar me iniciale I.M., është vënë në pranga në Tiranë, pasi dyshohet se ka mashtruar disa biznesmenë të ndryshëm.

Sipas policisë, i ndaluari paraqiste mandate, të dyshuara të falsifikuara, duke përvetësuar shuma të ndryshme parash.

“Si rezultat i operacionit ‘Mandati’, u bë arrestimi i shtetasit I.M., 54 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për mashtrim. Ky shtetas, nëpërmjet mashtrimit, duke paraqitur dokumente (mandate) të dyshuara të falsifikuara, ka përvetësuar shuma të ndryshme parash, nga biznesmenë të ndryshëm”, njoftoi policia.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar disa mandate që 54-vjeçari i përdorte për skemën e mashtrimit


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë