Gazeta Si – Një 50-vjeçar u arrestua në Peqin, pasi ka dhunuar dy infermiere si dhe ka dëmtuar xhamat e spitalit.
Policia bën me dije se ky person është dërguar në spital nga familjarët pasi ka qenë në gjendje të dehur.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin K. S., 50 vjeç, banues në Peqin, për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës”. 50-vjeçari është dërguar nga familjarët e tij, në spitalin e Peqinit, për shkak të problemeve shëndetësore, dhe duke qenë në gjendje të dehur, ka dëmtuar xhamat e këtij spitali dhe ka goditur 2 infermieret që po i jepnin asistencën mjekësore”, – njoftoi policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




