Ka ndodhur

Arrestohet 48-vjeçari në Tiranë, vidhte mjete e targa dhe i shiste te grupet kriminale

Gazeta Si – Një 48-vjeçar i shpallur në kërkim, është arrestuar në Tiranë, pasi akuzohet për vjedhje automjetesh, motorësh dhe targash.

Policia thotë se në pranga ka rënë Marjan Hema, i shpallur në kërkim për llogari të policisë së Kuçovës, pasi akuzohet për të paktën 20 vjedhje targash e mjetesh të ndryshme.

Ai kishte kryer një sërë vjedhjesh në qytete të ndryshme si në Kuçovë, Berat, Lushnjë, Tiranë.

Sipas hetimeve, pasi vidhje mjetin ose motorin në një qytet, udhëtonte në qytetet e tjera ku më pas vidhte targat. Pastaj i montonte dhe dyshohet se i shiste te grupet kriminale.

Dyshohet se targat ai i mbulonte ose i modifikonte, duke u munduar që të shmangte kontrollet policore, si në një rast, ku shkronjën e fundit të targës së motorit, me të cilin u kap, nga R e ka kthyer në P.

Në momentin që ai është kapur. ka dhënë dëshmi kontradiktore duke thënë se motorin e kishte blerë te personat e tjerë, por nuk ka pranuar faktin se ishte i vjedhur.

Policia ka nisur hetimet për të parë nëse mjetet e vjedhura janë përdorur apo jo në krime të ndryshme. Hema rezulton i dënuar edhe më përpara për krime të ndryshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë