Ka ndodhur

Arrestohet 42 vjeçari në Durrës, do të ekstradohet në Kosovë

Një shtetas kosovar është ndaluar nga policia e Durrësit me qëllim ekstradimin drejt Kosovës.

Sipas policisë, Blendi Cërmjani, 42 vjeç banues në Gjakovë, Kosovë është i dyshuar për disa vepra penale si vjedhje, vjedhje të rënda, grabitje dhe posedim të substancave narkotike.

Arrestimi provizor i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata Themelore Prizeren ka lëshuar urdhër-arrest  për veprën penale “Vjedhje”, parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me ILECU Kosovë, vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Kosovës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë