Nga Gazeta ‘SI’- Policia e Komisariatit Nr. 3, në kuadër të një operacioni për parandalimin e armëmbajtjes pa leje, arrestoi në flagrancë shtetasin Roland Hysa, 42 vjeç, në rrugën “Princ Vidi” të kryeqytetit.
Gjatë kontrollit të banesës së tij, pas informacioneve të marra nga policia, u sekuestruan dy armë zjarri, njëra prej tyre e pajisur me municion luftarak.
‘Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në rrugën “Princ Vidi” një shtetas mbante armë zjarri në banesë, kanë ushtruar kontroll në adresën e dhënë dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin R. H., 42 vjeç.’, njofton policia.
Armët janë konfiskuar si prova materiale, ndërsa materialet hetimore janë dorëzuar Prokurorisë për procedurat ligjore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.