Ka ndodhur

Arrestohet 41-vjeçari në Itali për trafik droge

Policia italiane ka vendosur në pranga një 41 vjeçar shqiptar për trafik droge. Ai mbahej vazhdimisht nën vëzhgim nga efektivët e policisë italiane, pasi këta të fundit kishin ngritur dyshimet mbi lëvizjet e tij.
Megjithëse shqiptari rezultonte i pastër dhe pa asnjë precedent penal të mëparshëm, policia ngriti dyshimet ndaj kur ai vizitonte shpesh veriun e Italisë. 41 vjeçari kishte në pronësi një lavazh dhe bënte një jetë të rregullt. Për të shuar dyshimet e policisë në një prej lëvizjeve të tij drejt veriut, 41 vjeçari shqiptar, ai udhëtoi së bashku me familjen e tij, me bashkëshorten dhe vajzën e tij të vogël, shkruajnë mediat italiane. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë