Gazeta Si – Një 40-vjeçar, i cili përplasi një ditë më parë me gomone një të mitur në plazhin e Jonufrës në Vlorë, është arrestuar këtë të martë.
Incidenti ndodhi teksa 7-vjeçari po notonte në breg. Shtetasi me iniciale A.K., dyshohet se nuk ka respektuar kufizimin me bova detare dhe është futur në zonën në të cilën nuk lejohet lëvizja e mjeteve lundruese.
Djali është në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 40-vjeçari do të hetohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




