Gazeta Si – Një tjetër autor i shpallur në kërkim për pengmarrjen e Gentian Omerit në Sarandë, ngjarje e ndodhur më 19 Janar 2023, është arrestuar nga policia.
40-vjeçari me iniciale A.N. u arrestua falë shkëmbimit të informacionit mes Policisë së Vlorës dhe Policisë së Lezhës.
Ndaj 40-vjeçarit është caktuar masë sigurie arrest në burg në mungesë nga Gjykata e Sarandës për veprat penale heqje e paligjshme e lirisë dhe plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim.
40-vjeçari A.N. së bashku me 4 persona të tjerë të cilët janë të arrestuar tashmë, më 19 janar 2023 morën peng në makinë Gentian Omerin, duke e plagosur rëndë me sende të forta dhe më pas e lanë pa ndjenja në mes të rrugës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




