Ka ndodhur

Arrestohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë

Gazeta Si – Një 40-vjeçar me iniciale A.M., banues në Durrës, i shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale, është arrestuar në pikën kufitare të Muriqanit.

Para disa ditësh ai është kallëzuar në polici nga një 57-vjeçar nga Kosova, me akuzën e i kishte vjedhur me dhunë disa dokumente dhe një shumë prej 850 eurosh.

Ky shtetas iu dorëzua strukturave të Komisariatit të Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë