Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 36-vjeçar, pasi iu gjetën rreth 22 kg dhe 2130 fara kanabisi, si edhe municion luftarak.
Policia thotë se bëhet fjalë për shtetasin N. I., 36 vjeç, banues në fshatin Kropisht, Vlorë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit N. I., policia i ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 22 kg lëndë të dyshuar cannabis sativa, 2130 fara kanabisi dhe një sasi municion luftarak.
Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




