Ka ndodhur

Arrestohet 32-vjeçari, shantazhonte prej muajsh në TikTok të riun në Elbasan

Gazeta Si – Një 32 vjeçar është arrestuar në Elbasan për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Policia tha se ai kërcënonte prej disa muajsh një 29-vjeçar në rrjete sociale se do t’i keqpërdorte disa foto të tij dhe të familjarëve nëse nuk i jepte shuma parash.

32 vjeçari e shantazhonte të riun nëpërmjet rrjetit social ‘TikTok’ se nëse nuk do t’i jepte para do t’i përdorte fotografitë për të krijuar profile false në rrjetet sociale.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Personit dhe pasurisë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Elbasan, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin A. S., 32 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, – njofton policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 celularë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë