Ka ndodhur

Arrestohet 32-vjeçari, pjesë e grupit që dhunoi gardianin e burgut të Fierit

Gazeta Si – Arrestohet një prej personave të dyshuar për sulmin ndaj një punonjësi të burgut në Fier, ngjarje e ndodhur më 11 mars 2025.

Bëhet fjalë për shtetasin Marteos Pasho, 32 vjeç, banues në Patos, i cili rezulton i dënuar më parë për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Policia thotë se 32-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me shtetasit A. M., E. N. dhe E. R., ka goditur me grushte, për shkak të detyrës, një punonjës të IEVP Fier, ndërsa po punohet për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim.

Autori dhe bashkëpunëtorët e tij e akuzonin gardianin e burgut se nuk kishte trajtuar mirë në burg një prej shokëve të tyre që vuante dënimin në institucionin e sigurisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë