Ka ndodhur

Arrestohet 31-vjeçarja në Tiranë. Nën efektin e drogës goditi 3 automjete

Nga Gazeta ‘SI’ – Një 31-vjeçare në Tiranë është arrestuar pak minuta më parë nga policia.

Teksa drejtonte makinën nën efektin e lëndëve narkotike, A.O ka goditur tre automjete të tjera, në zonën pranë Bulevardit të Ri. Policia thotë se ajo po i jepte makinës në kundravajtje.

Si pasojë 31-vjeçarja ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë