Ka ndodhur

Arrestohet 31-vjeçari, ishte në kërkim për një tentativë vrasje në vitin 2019

Gazeta Si – Një 31-vjeçar u arrestua në Portin e Durrësit, pasi ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.

I riu me iniciale S.E., dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë ka qëlluar me armë zjarri ndaj dy të rinjve me iniciale D. H., dhe Z. Q., në muajin prill të vitit 2019 në rrugën “Lisi” në Fushë Mëzez, Tiranë.

Sipas autoriteteve, i riu është kapur në momentin që ka tentuar të futet në Shqipëri. Por policia ka pasur informacion për këtë gjë dhe kanë bërë të mundur ndalimin e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë