Ka ndodhur

Arrestohet 30-vjeçarja në Lushnjë, e dënuar për ‘marrëdhënie seksuale me dhunë’

Gazeta Si – Një 30-vjeçare me iniciale B.F., e shpallur në kërkim, u arrestua në Lushnjë, pasi ishte dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë, me të rritura”.

Ereja është implikuar në një rast të kësaj veprimtarie kriminale, ndaj një 26-vjeçareje, të kryer më 3 dhjetor 2022 nga bashkëshorti i saj, i cili është arrestuar një ditë më pas dhe aktualisht vuan dënim me burgim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lushnjë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë