Tre kilogramë e 200 gramë kanabis janë sekuestruar në Mirditë, ku ka rënë në pranga poseduesi i lëndës narkotike. Policia thotë se është arrestuar 24-vjeçari D.L., në fshatin Reps të Mirditës, i cili e kishte fshehur kanabisin në mjetin me të cilin udhëtonte.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




