Gazeta Si – Një 19-vjeçar, i cili pas mesnate aksidentoi për vdekje një këmbësor u arrestua nga policia. Teksa i riu po i jepte automjetit të tij tip “Benz”, ka përplasur 50-vjeçarin, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë në spital prej plagëve të marra.
“Aksidentoi një këmbësor, me pasojë vdekjen, arrestohet në flagrancë 19-vjeçari. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. Z., 19 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e një personi.
Rreth mesnatës, në lagjen nr. 17, automjeti tip “Benz” që drejtohej nga 19-vjeçari, ka përplasur shtetasin I. D., rreth 50 vjeç (këmbësor), i cili për shkak të dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




