GazetaSi – Një 19-vjeçar është arrestuar në zonën e Manzës në Durrës, pasi lëvizte i armatosur.
I riu me iniciale Xh.S., mbante në çantën e shpinës një pistoletë me mulli dhe municion luftarak. Arma dhe fishekët iu sekuestruan nga policia gjatë kontrollit fizik.
19-vjeçari kishte dalë nga burgu vetëm 3 javë më parë, pasi në vitin 2020 kishte plagosur rëndë një bashkëmoshatar të tij.
Tre javë më parë ai përfundoi dënimin për këtë ngjarje, por u arrestua sërish për armëmbajtje pa leje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




