Gazeta Si – Një 19-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi ishte shpallur në kërkim për krijimin e skemave mashtruese për të shmangur detyrimet tatimore.
I riu u prangos në kuadër të operacionit “Skema”, i cili ka nisur 6 muaj më parë, ku është zbuluar mashtrimi kolosal i kryer nga 7 persona.
Sipas policisë, ata deklaronin të dhëna financiare fiktive të subjekteve që administronin apo ku ishin të punësuar, për të shmangur detyrimet tatimore. Kjo veprimtari kriminale dyshohet t’i ketë sjellë shtetit, rreth 3 milionë euro dëm ekonomik.
Policia njofton se vijon puna për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.