Ka ndodhur

Arrestohet 17-vjeçari që aksidentoi për vdekje dy turistët italianë në Ksamil

Gazeta Si – Policia e Vlorës ka arrestuar 17-vjeçarin me inicialet E.R, i cili aksidentoi për vdekje dy turistët italianë gjatë natës në aksin Sarandë-Ksamil. Dy italianët po lëviznin me një motor rreth orës 03:00 të 24 gushtit, kur u përplasën nga mjeti “Mercedes Benz”, i drejtuar nga 17-vjeçari që nuk kishte mbushur moshën për të pasur lejedrejtimi.

Nga aksidenti i ndodhur ne aksin Ksamil-Sarande. Gazeta Si, 24 gusht 2023

“Në vijim të veprimeve procedurale të kryera për aksidentin e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, në vendin e quajtur “Hidrovori”, ku si pasojë, humbën jetën 2 shtetas italianë, specialistët e Seksionit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin E.R., 17 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, – shkruhet në njoftimin e Policisë.

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, për këtë ngjarje pezulloi sot nga detyra Shefin e Seksionit të Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Sarandë, Nënkomisar A.Sh..


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë