Gazeta Si – Një 17-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Lezhë pasi është kapur me pistoletë dhe municione luftarake. “Në Kurbin, u arrestua në flagrancë shtetasi F. Ll 17 vjeç, banues në Kurbin, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak”, njofton policia.
Po ashtu, policia e Lezhës njofton se janë vënë në pranga edhe dy persona të tjerë, të cilët janë kapur me doza kanabisi dhe kokaine.
“U arrestuan në flagrancë shtetasit E. Gj. 19 vjeç dhe I. Sh. 28 vjeç, të dy banues në Lezhë, pasi gjatë kontrolleve fizike iu gjetën sasi lëndësh të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis sativa, të ndara në doza të gatshme për shitje;
– U ndalua shtetasi i shpallur në kërkim R. M., 22 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se gjatë muajit të shkuar, ka vjedhur në një lokal, produkte dhe një shumë parash”, njofton policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




