Gazeta Si – Një 25-vjeçar me iniciale H.K., i cili siguronte kokainë dhe kanabis me qëllim shitjen e tyre në doza, është arrestuar nga policia në Durrës.
Lëndën narkotike që e siguronte i riu, e shiste një 38-vjeçar me iniciale R.L., në lagje të ndryshme të Durrësit, i cili po ashtu u vu në pranga.
25-vjeçarit iu gjetën në disa celularë, faqe online aktive për vënien e basteve sportive. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1.1 kilogramë kanabis, doza kokaine dhe kanabisi, 900 Euro dhe 90 000 Lekë të përfituar nga shitja e lëndëve narkotike, si dhe 2 peshore elektronike, 1 automjet, 1 tablet dhe 5 celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



