Ka ndodhur

Arrestohen për pengmarrje dhe dhunë 3 persona në Berat

Gazeta Si – Tre persona janë arrestuar në Berat, pasi akuzohen se morën peng dhe dhunuan dy qytetarë për motive të dobëta. Të arrestuarit janë H.K. 27 vjeç, A.B. 57 vjeç dhe E.H. 53 vjeç.

Të tre këta persona, në lagjen “Uznovë” i hoqën lirinë dhe dhunuan fizikisht shtetasin L.B., 39 vjeç dhe B.H., 40 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë