Ka ndodhur

Arrestohen në Greqi dhe Çeki 2 shqiptarë në kërkim ndërkombëtar

Gazeta Si - Dy shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim dhe plagosje me dashje janë arrestuar përkohësisht në Çeki dhe Greqi pasi do të ekstradohen në Shqipëri.

Një 63 vjeçar banues në Durrës, u lokalizua në Kavala, Greqi.

Pëllumb Braçe ishte i dënuar me 15 vjet burgim për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”. Braçe u ka marrë me anë të mashtrimit, 72 mijë euro, 2 personave, duke u premtuar shitjen e një dyqani në një pallat të ri, në Durrës.

Ndërsa një 38 vjeçar, banues në Ballsh u lokalizua në Çeki.

Albert Lamaj ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ishte i dënuar me 2 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

38-vjeçari më datë 03.03.2017, në lagjen nr.3 në Sarandë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur rëndë, me thikë M. Gj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë