Ka ndodhur

Arrestohen hajdutët ‘e natës’ në Tiranë

Gazeta Si – Dy të rinj janë arrestuar nga policia, pas finalizimit të operacionit të koduar “Dark”. Sipas policisë së Tiranës, dy të rinjtë, V.M., dhe E.N., përkatësisht 26 dhe 24 vjeç, dyshohet se janë autorë të disa vjedhjeve në kryeqytet, të cilat i kryenin zakonisht gjatë natës.

Sakaq, janë sekuestruar veshje dhe pajisje të cilat dyshohet se autorët i kanë përdorur për kryerjen e vjedhjeve, dy laptopë dhe sende të tjera të vjedhura.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë