Ka ndodhur

Arrestohen hajdutët e dyqaneve në Fier, banonin në një shtëpi me qira

Gazeta Si – Tre të rinj janë arrestuar këtë të mërkurë në Fier të akuzuar për vjedhje me dhunë në disa dyqane të qytetit.

Sipas policisë, 27-vjeçari me iniciale A.M., 28-vjeçari me iniciale E.M. dhe bashkëmoshatari i tij me iniciale G.M., dyshohen se ne 10 korrik kanë vjedhur veshje në dyqanin në pronësi të shtetasit M. Gj. dhe më pas kanë marrë bizhuteri në dyqanin në pronësi të shtetasit Y. S.

Ndërsa në datën 12 korrik, ata kanë tentuar të vjedhin në dyqanin e celularëve në pronësi të shtetasit E. I.

Për këto ngjarje është vënë nën hetim 36-vjeçari me iniciale M.M., vëllai i njërit prej të arrestuarve dhe është shpallur në kërkim nje tjetër 36-vjeçar.

Në cilësinë e provës materiale, shërbimet e Policisë sekuestruan disa nga sendet e vjedhura.

Personat u arrestuan në lagjen “8 shkurti” në një banesë që ata e kishin marrë me qira. Mësohet se të rinjtë kishin rreth 4 vite që jetonin aty.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë