Gazeta Si – Dy vëllezër, Elvis dhe Klevis Serraj janë arrestuar në Shkodër për zjarrvënie të qëllimshme.
Siç shihet edhe në pamjet e publikuara, ata u kanë vënë zjarrin dy makinave për porosi të një 37-vjeçari më 30 tetor 2024. Edhe porositësi është shpallur në kërkim nga blutë.
Në pamjet e publikuar shihet edhe momenti kur autorët lyejnë me benzinë automjet dhe më pas u vënë zjarrin. Më pas shihen duke u larguar nga vendngjarja.
Gjatë kontrollit në banesën e dy vëllezërve, përveç veshjeve dhe biçikletës të përdorura gjatë vendosjes së zjarrit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një arme zjarri automatike, një sasi lëndë narkotike kanabis dhe 18 aparate celular.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.