Gazeta Si – Dy vëllezër janë arrestuar në Sarandë të akuzuar për kultivim dhe prodhim të lëndëve narkotike.
Policia thotë se 35-vjeçari me inicialet V.B., u kap në flagrancë, duke vaditur bimë të dyshuara narkotike, të kultivuara në një zonë të pyllëzuar, në territorin e fshatit Vrinë, Sarandë.
Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.B., 38 vjeç (vëllai i shtetasit V. B), i dyshuar si bashkautor në këtë veprimtari kriminale.
Gjatë kontrollit të banesës së tyre në Shëndëlli, Konispol, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndë narkotike të dyshuar narkotike kanabis, 3 aparate celulare, si dhe një armë gjahu me një sasi municioni luftarak, të cilën këta shtetas e posedonin me leje.
Bimët e dyshuara narkotike cannabis sativa u asgjësuan me anë të djegies.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




