Ka ndodhur

Arrestohen dy vëllezër në Peqin, kapen me pistoleta e kallashnikov

Dy vëllezër në Peqin kanë rënë në pranga, pasi u janë gjetur armë dhe municione në banesën e tyre.

Sipas policisë, në pranga janë vënë shtetasit me iniciale A. B. alias G. M., 46 vjeç dhe B. M., 43 vjeç.

Nga kontrollet në banesën e tyre u gjetën të fshehura në katër çanta, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri revolver, 1 armë gjahu dhe fishekë luftarak për to.

“Armët dhe municioni luftarak u dërguan për ekspertizë, me qëllim verifikimin nëse janë përdorur ose jo, për ngjarje kriminale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mbi 2 vëllezërit rëndojnë akuzat për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë