Gazeta Si – Dy të rinj janë arrestuar në Tiranë, pasi qarkullonin me armë zjarri në automjet. Policia thotë se në pranga kanë rënë Ilir Dushku, 29 vjeç dhe Bjorni Xhabrahimi, 22 vjeç.
Dushku rezulton të jetë dënuar më parë për plagosje të rëndë me dashje dhe pengmarrje. Dy të rinjtë u kapën në zonën e Mjull Bathores, teksa qarkullonin me automjet dhe mbanin armë me vete.
Gjatë kontrollit fizik, policia gjeti dhe sekuestroi një armë gjahu teke dhe 29 fishekë që i përkisnin shtetasit Ilir Dushku, si edhe një armë tjetër gjahu të mbajtur nga shtetasi Bjorli Xhabrahimi.
Kontrolli vijoi në banesën e Dushkut, ku shërbimet e Policisë sekuestruan 2 armë zjarri të llojit pistoletë, municion luftarak, 1 armë të ftohtë dhe një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë. Të gjitha provat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



