Gazeta Si – Dy persona janë arrestuar në Tiranë, pasi i vodhën me dhunë celularët një turisti. Ka qenë ky i fundit që ka kallëzuar në polici rastin dhe ngjarja ka ndodhur në sheshin “Skënderbej”.
Menjëherë policia reagoi duke identifikuar dhe duke vënë në pranga dy autorët e dyshuar.
Sipas policisë, në pranga ka rënë personi me inicialet Luidavid Arapi, 22- vjeç, dhe Xhuljani Marando, 31- vjeç, të dy banues në Tiranë dhe akuzohen për veprën penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim.
Dy të arrestuarit, i kanë vjedhur dy aparate celulare turistit me inicialet D. C., 43- vjeç te sheshi “Skënderbej”, në Tiranë. Ata akuzohen për veprën penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




