Ka ndodhur

Arrestohen dy shqipëtarë në Itali, iu sekueatrohen 800 mijë euro

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në Rozzano.Mosha e të rinjve është përkatësisht 19 dhe 28 vjeç. Autoritetet italiane mësuan se të rinjtë kishin një apartament në via della Cooperation në Rozzano,që nga kërkimi rezultoi se përdorej për aktivitete të trafikut nga të rinjtë. Ndërkohë dyshohet se dy shqiptarët janë pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës që merret me lëvizjen e parave, si edhe me grumbullimin dhe transportin përtej kufijve të ngarkesave të tjera.
Në banesë e tyre Policia e Anti-drogës ka gjetur dy çanta palestre dhe një qese plastmase të mbushura me para, të cilat së bashku me paratë që iu gjetën gjatë arrestimit, arrin në një total prej 800 mijë euro.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë