Ka ndodhur

Arrestohen dy kosovarët në Portin e Durrësit, në pranga dhe dy të tjerë

Policia e Durrësit ka arrestuar katër persona dhe shpallur në kërkim një tjetër, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Mes të arrestuarve janë edhe dy kosovarë, pasi kanë tentuar të kalojnë kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara.
“Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit Sh. E., 31 vjeç dhe H. S., 59 vjeç, banues në Ferizaj, Kosovë, pasi në PKK Port, Durrës, kanë tentuar të kalojnë kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë