Policia e Fierit ka vënë në pranga 6 shtetas, katër prej tyre për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt dhe dy për dhunë në familje.
Policia thotë se është vënë në pranga shtetasi G. P., 23 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj prindërve të tij si dhe shtetasen M. S., 39 vjeçe, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të saj.
Ndërsa, katër shtetasit e tjerë janë vënë në pranga për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.
“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë mjetet në mënyrë të parregullt duke u bërë burim aksidenti, arrestuan në flagrancë shtetasit:
L. K., 48 vjeç, banues në Fier, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur;
M. A., 38 vjeç, banues në Fier, pasi në lagjen “Apollonia”, u kap duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur;
A. H., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi drejtonte automjetin tip “Volkswagen” në gjendje të dehur.
K. B., 46 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Ford”, i pa pajisur me leje drejtimi”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




