Gazeta Si – Një 47-vjeçar dhe djali i tij janë arrestuar për kultivim, prodhim dhe shitje narkotikësh në Fier.
Në pranga u vu A. H., 47 vjeç dhe E. H., 24 vjeç banues në Kreshpan, si dhe u shpall në kërkim djali tjetër i tij 23-vjeçari D. H.
Babai dhe dy djemtë kultivonin, prodhonin dhe shisnin narkotikë. Pas kontrolleve në banesën e tyre, policia gjeti dhe sekuestroi rreth 8 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, 2 armë gjahu pa leje, 2 automjete, 40,800 euro dhe 3000 dollarë, të dyshuara të përfituara nga aktivitetet kriminale.
Gjithashtu, në vijim të kontrolleve, në një sipërfaqe toke në pronësi të tyre u gjetën të kultivuara 163 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




