Ka ndodhur

Arrestohen 8 persona në Tiranë, shisnin kokainë e kanabis në afërsi të lokaleve të natës

Gazeta Si – Tetë persona janë arrestuar në Tiranë në vijim të operacionit të koduar “Tempulli”. Sipas policisë, këta persona janë kapur duke shitur drogë me doza në afërsi të lokaleve të natës në kryeqytet.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar rreth 160 doza lënde narkotike kokainë, dhjetëra doza kanabisi, dhe shuma të ndryshme parash, të dyshuara të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm i shitjes së lëndëve narkotike.

Personat e arrestuar janë: K. B., 33 vjeç, O. I., 18 vjeç, H. Gj., 19 vjeç, A. D., 42 vjeç, dhe E. K., 35 vjeç, E. Z., 19 vjeç, dhe dy të mitur të moshës 17 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Gjatë kontrolleve fizike dhe të automjeteve të këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën rreth 160 doza me lëndë narkotike kokainë, dhjetëra doza kanabisi dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

“Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas e siguronin lëndën narkotike në sasi dhe pasi e ndanin në doza, i shitnin ato në afërsi të lokaleve të natës të ndryshme në Tiranë. Rreth 160 doza lënde narkotike kokainë, dhjetëra doza kanabisi, e shuma të ndryshme parash u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë