Gazeta Si – Gjashtë inspektorë të Policisë së Portit të Durrësit, janë arrestuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre, pasi merrnin 50-100 € për të lejuar kalimin në BE të qytetarëve që u ndalohej hyrja në zonën Schengen.
Ata janë lënë në burg nga gjykata, pasi dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, në këmbim të parave kanë lejuar që persona të shpallur në kërkim, apo me dëbim të kalonin kufirin.
Efektivët akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre, ndërsa procedim në gjendje të lirë ka nisur edhe për 20 shtetas.
Të arrestuarit janë:
1- Inspektor Kalosh Sula 57 vjeç, me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K.-Port Durrës
2- Inspektor Luan Çelaj 32 vjeç, me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K.-Port Durrës
3- Inspektor Marsel Farruku 30 vjeç, me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K.-Port Durrës
4- Inspektor Naim Kadrimi 60 vjeç, me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K.-Port Durrës
5- Inspektor Isametin Vranezi 28 vjeç, me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K.-Port Durrës
6- Inspektor Eduart Matmuja 48 vjeç, me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K.-Port Durrës
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




