Gazeta Si – Katër persona janë arrestuar dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi akuzohen për vjedhje me dhunë.
Konkretisht janë arrestuar Gani Lamaj, Kriste Bushgjokaj, Admiral Rama dhe 24-vjeçari Aleksandër Bushgjokaj, i shpallur më parë në kërkim për 2 vepra të tjera penale.
Grupi i “skifterëve”, që përbëhej nga 7 persona akuzohet për një seri vjedhjesh në Fushë-Krujë.
Policia tha se u shpallën në kërkim G. V., 22 vjeç, L. K., 33 vjeç dhe F. B. (D.), 33 vjeç, banues në Kamzë. Gjithashtu, si pjesë e këtij grupi u identifikua dhe shtetasi A. R., i arrestuar më herët për vjedhje.
Më datë 27 mars këta 7 persona në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur 16 mijë lekë të reja në një pikë transferimi parash dhe më datë 28 mars 6 prej këtyre 7 personave, kanë vjedhur 21 celularë në një dyqan.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.